0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Në mars janë dhënë 219 leje për ndërtim

Në mars të këtij viti janë dhënë 219 leje për ndërtim, për 20,9 për qind më pak  në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Shkup, 14 maj 2020 (MIA) – Në mars të këtij viti janë dhënë 219 leje për ndërtim, për 20,9 për qind më pak  në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim,  vlera e parashikuar e objekteve arrin 2.729.753.000 denarë, që është për 11,2 për qind më pak krahasuar me muajin mars të vitit të kaluar.

Numri më i madh i lejeve për ndërtim  55 janë dhënë në rajonin e Shkupit, pas së cilës vijon rajoni i Pollogut me 48, rajoni i Vardarit me 33…Edhe në këtë periudhë  me më pak leje për ndërtim  janë rajonet Lindore dhe Juglindore, ku janë shtatë, përkatësisht tre.

Nga numri i tërësishëm i lejeve të dhëna për ndërtim, 115 (52.5 për qind) janë destinuar për objektet e ndërtimit të lartë, 41 (18,7 për qind) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 63 (28,8 për qind) për objekte në rikonstruim.

Nga 219 objekte për të cilat janë dhënë leje për ndërtim, në 109 (49,8 për qind) si investitorë paraqiten  persona fizik, ndërsa në 110 (50,2 për qind) investitorë janë subjekte afariste.

Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë se  në periudhën e raportit është parashikuar ndërtimi i 228 banesave, me sipërfaqë të tërësishme  prej 24 572 metër katror. Në rajonin e Shkupit do të ndërtohen 86 banesa,  nga të cilat 38 në Komunën e Gazi Babës, 22 në kisella Vodë, 17 në Karposh. sa/

Back to top button
Close
Close