
Bomako, 18 gusht 2020 (MIA) – Persona të paidentifikuar të armatosur kanë arrestuar kryetarin e Kuvendit në Mali, Musu Timbina dhe ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Abdullaj Dafe, njoftojnë mediumet lokale.
Sipas mediumeve perëndimore, gjithashtu është arrestuar edhe ministri i Punëve të Jashtme, dhe dëgjohen të shtëna në kryeqytetin e Malit, Bomako. Gjithashtu njoftohet se njësitë ushtarake nga baza Kati, në largësi prej 20 kilometrave nga Bomako, hoqën dorë nga bindja dhe u revoltuan për shkak të pagave të ulëta.
Në të njëjtën kohë, anëtarët e lëvizjes së opozitës “5 qershor” kërkuan protestë të përgjithshme, me një nga kërkesat kryesore është që presidenti Ibarhim Bubakar Kejta menjëherë të japë dorëheqje. bs/