BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Në Mal të Zi ka më së shumti raste aktive me koronavirus në rajon

- Pasi Instituti malazez i Shëndetit Publik dje i tregoi rezultatet e 2.000 testeve në sistem, të cilët paraprakisht ishin dërguar në Gjermani për analizë për shkak të kapacitetit të vogël të laboratorëve në vend, Mali i Zi nga "korona fri" u bë shteti me më së shumti raste aktive të virusit korona në rajon, transmeton Hina.

Podgoricë, 15 korrik 2020 (MIA) – Pasi Instituti malazez i Shëndetit Publik dje i tregoi rezultatet e 2.000 testeve në sistem, të cilët paraprakisht ishin dërguar në Gjermani për analizë për shkak të kapacitetit të vogël të laboratorëve në vend, Mali i Zi nga “korona fri” u bë shteti me më së shumti raste aktive të virusit korona në rajon, transmeton Hina.

Ato rezultate treguan se 475 prej 2.000 testeve të analizuara në Gjermani ishin pozitivë në virus korona, ndërsa kur ishin dhënë 66 raste pozitive të konfirmuara në laboratorët malazez, janë marrë gjithsej 1.453 raste aktive ose 231 raste aktive në 100 000 popullsi..

Mediat malazez publikuan se në Maqedoninë e Veriut ka 167 raste në 100.000 banorë, 109 në BeH, 66 në Serbi, 52 në Shqipëri, 28 në Kroaci dhe 13 në 100 mijë në Slloveni.

Shefi i Trupit Koordinues Nacional të Malit të Zi për sëmundje infektive, Milutin Simoviq, deklaroi se nuk do të ndërmerren masa drastike, siç ishin ato nga vala e parë, kur qytetarët rrinin në shtëpitë e tyre, ndërsa ora policore ishte në fuqi pas orës 19.

“Tani dalim që të punojmë, sepse edhe me ekonominë mbrohet shëndeti publik”, tha Simoviq, duke shtuar se kjo është tani mënyrë tjetër e jetës me epideminë, gjatë së cilës “dalim nga shtëpitë, shkojmë në punë, por megjithatë aq shumë duhet të bëhen reduktime, duhet të distancohemi, të jemi më të përgjegjshëm dhe të disiplinuar”.

Përndryshe, pas analizës së situatës epidemiologjike, mbrëmë është konstatuar se një pjesë e konsiderueshme e të sëmurëve të rinj janë në kryeqytetin e Malit të Zi, ku jetojnë 200 mijë persona, ose një e treta e popullsisë në vend. Në Podgoricë për momentin ka 553 raste aktive me virus korona.

Në valën e parë të epidemisë së virusit korona në Mal të Zi, ishin infektuar 324 persona, ose gati pesë herë më pak se sa në valën e dytë, e cila filloi në mes të qershorit. Paraprakisht, Mali i Zi u shpall si “korona fri” shtet në Evropë, e shpalli fundin e epidemisë dhe i hapi kufijtë e saj.

Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes është 26, prej të cilëve në valën e parë ndërruan jetë nëntë persona, ndërsa në të dytën 16. fc/

 

 

Back to top button
Close
Close