BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Në Mal të Zi janë përmbushur kushtet për shpalljen e përfundimit të epidemisë

Në Mal të Zi, janë përmbushur kushtet për shpalljen e përfundimit të epidemisë së koronavirusit, deklaroi ndihmësdrejtor i Institutit të Shëndetit Publik, Senad Begiq. 

Podgoricë, 2 qershor 2020 (MIA) – Në Mal të Zi, janë përmbushur kushtet për shpalljen e përfundimit të epidemisë së koronavirusit, deklaroi ndihmësdrejtor i Institutit të Shëndetit Publik, Senad Begiq.

Mali i Zi ka kaluar dy periudha inkubacioni prej 28-ditëve pa raste të reja të të infektuarve me Kovid-19.

“Ekzistojnë kushte epidemiologjike që ISHP të mendojë për përfundim  të epidemisë. Kjo është procedurë e përcaktuar me ligj që thotë se një epidemi mund të përfundojë kur të ketë kaluar  periudhë të inkubacionit të dyfishtë. Periudha nuk është e përcaktuar me ligj, ajo është më shumë e përcaktuar nga disa rregulla epidemiologjike. Dy inkubacione pa raste të reja dhe me të vërtetë janë përmbushur kushtet për të ç’lajmëruar epideminë”, tha Begiq për Radiotelevizionin Mali i Zi.

Ai theksoi se kjo nuk ndryshon shumë në terren, pasi rreziku i sëmundjes mbetet.

“Fundi i epidemisë nuk do të thotë pothuajse asgjë. Vala e parë është përfunduar fomalisht, por masat dhe urdhrat e Ministrisë dhe rekomandimet e ISHP-së mbeten ende në fuqi. Këto janë distanca fizike, larja e duarve dhe përdorimi i maskave. Në të gjitha vendet e BE-së, mbajtja e maskave ​​është e detyrueshme, si në vendin tonë, gjegjësisht në vende të mbyllura publike, ku nuk mund të mbahet distanca fizike prej dy metrash. Nëse kjo do të mbetet kështu varet nga rrjedha e mëtutjeshme e sëmundjes”, tha Begiq.

Në Mal të Zi gjatë pandemisë, në rreth 620,000 banorë kishte 324 të infektuar me virus dhe dy të vdekur. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close