0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Në maj 161 leje ndërtimi, më shumë në rajonin e Shkupit, asnjë në verilindje

Në maj të këtij viti janë lëshuar 161 leje ndërtimi, 27.5 për qind më pak se në maj të vitit të kaluar. Vlera e parashikuar e objekteve është 1.559.061,000 denarë, ose 60.9 për qind më pak se në maj të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Shkup, 10 korrik 2020 (MIA) – Në maj të këtij viti janë lëshuar 161 leje ndërtimi, 27.5 për qind më pak se në maj të vitit të kaluar. Vlera e parashikuar e objekteve është 1.559.061,000 denarë, ose 60.9 për qind më pak se në maj të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuar në maj të këtij viti, 81 (50.3 për qind) janë për ndërtesa të larta, 28 (17.4 për qind) janë për ndërtesa të ulëta dhe 52 (32.3 për qind) janë për rindërtime. Në 85 objekte (52.8 për qind) investitorët janë persona fizikë, dhe 76 (47.2 për qind) objekt investitorë janë subjekte afariste.

Statistikat tregojnë se shumica e lejeve të ndërtimit janë lëshuar në rajonin e Shkupit, 66, nga të cilat 11 në Komunën e Karposhit, 10 në Komunën e Aerodromit, nga shtatë në Komunën Qendër, Kisella Vodë dhe Çuçer Sandevë, gjashtë në Çair. Dyfish më pak apo 33 leje ka në Lindje, pasojnë rajoni i Vardarit me 21, Pelagonia me 16, Jugperëndimi me 13, Juglindja me nëntë, dhe asnjë leje ndërtimi nuk është dhënë në rajonin verilindor.

Në periudhën raportuese, është planifikuar ndërtimi i 432 banesave, me sipërfaqe totale të shfrytëzueshme prej 35,471 metra katrorë. Numri më i madh i banesave, 376, është në rajonin e Shkupit, nga të cilat 227 në Komunën e Aerodromit, 88 në Komunën e Gazi Babës, 28 në Komunën Qendër, 20 në Komunën e Karposhit. sn/

Back to top button
Close
Close