EvropëEvropë.Portal

Në Londër po mbyllen punktet e protestave për ndryshimet klimatike

- Aktivistët për mbrojtjen e mjedisit jetësor nga grupi "Rebelim kundër zhdukjes" sot në Londër do t'i mbyllim dy punktet për mbajtjen e protestave kundër ndryshimeve klimatike, të cilat zgjasnin 10 ditë.

Londër, 25 prill 2019 (MIA) – Aktivistët për mbrojtjen e mjedisit jetësor nga grupi “Rebelim kundër zhdukjes” sot në Londër do t’i mbyllim dy punktet për mbajtjen e protestave kundër ndryshimeve klimatike, të cilat zgjasnin 10 ditë.

Më shumë se një mijë persona janë arrestuar gjatë protestave të cilat janë organizuar si pjesë e fushatës për shprehjen e mos dëgjueshmërisë në mënyrë jo të dhunshme, me qëllim ndërprerjen e “krizës klimatike në nivel global”.

Protestuesit dje paralajmëruan so do t’i mbyllin bllokadat te porta triumfale dhe te sheshi te Parlamenti.

Ata, megjithatë, premtuan se do të organizojnë protesta shtesë në të ardhmen, duke theksuar se aksioni i drejtpërdrejtë është mënyra e vetme që të kthehet vëmendja në opinion drejtë ndryshimeve klimatike.

Paralajmëruan se sot në orën 17 sipas kohës lokale do të mbahet “ceremonia e mbylljes” së protestave në Hajd park.

“E dimë se ua shkatërruam jetët, theksohet në kumtesën e grupit, në të cilën theksohet se aktivistët e tyre këtë e bëjnë vetëm sepse bëhet fjalë për “rast urgjent”.

Protestuesit bllokuan gjithsej pesë lokacione të frekuentuara në Londër.

Protestat shkaktuan mbylljen e rrugëve, rrëmujë në komunikacion dhe shkelje serioze në komunikacion dhe punë, që ndikoi te rreth gjysmë milionë qytetarë. fc/

 

Таг
Back to top button
Close
Close