EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Në Londër përplasje midis policisë dhe protestuesve, të paktën 32 të arrestuar

Policia në Londër u përplas me protestuesit të cilët protestuan kundër masave kufizuese për parandalim të përhapjes së koronavirusit, pas çfarë janë arrestuar 32 persona.

Londër, 20 shtator 2020 (MIA) – Policia në Londër u përplas me protestuesit të cilët protestuan kundër masave kufizuese për parandalim të përhapjes së koronavirusit, pas çfarë janë arrestuar 32 persona.

Protesta ishte shkaktuar nga deklarata e kryeministrit britanik Boris Xhonson se mendon nëse sërish të vendosin masa të caktuara në mbarë Anglinë.

Në Protestën në sheshin Trafalgar janë mbledhur më shumë se 1.000 njerëz, ndërsa trazirat shpërthyen ku policia tentoi t’i shpërndajë protestuesit.

Protestuesit mbanin parulla në të cilat shkruhej “Liri – jo frikë” dhe “Mashtrim” ndërsa ndaj policisë brohoritnin “Zgjidh anën”. ar/ 

 

Таг
Back to top button
Close
Close