EvropëEvropë.Portal

Në Londër edhe sot protesta për vdekjen e Xhorxh Flojd

Mijëra njerëz sërish janë mbledhur sot në qendrën e Londrës në shenjë proteste kundër vdekjes së Xhorxh Flojd në Mineapolis, Minesota.

Londër, 3 qershor 2020 (MIA) – Mijëra njerëz sërish janë mbledhur sot në qendrën e Londrës në shenjë proteste kundër vdekjes së Xhorxh Flojd në Mineapolis, Minesota.

Mediat lokale njofton se protestuesit, prej të cilëve shumica kanë mbajtur maska, kanë brohoritur “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, dhe “Jetët e njerëzve me ngjyrë janë të rëndësishme”.

Disa mbanin transparenta në të cilat shkruan: “Britania e Madhe nuk është e pafajshme – të jesh më pak racist ende është racist”.

Disa brohoritën kundër presidentit amerikan Donald Tramp dhe kryeministrit britanik Boris Xhonson.

Afroamerikani Xhorxh Flojd vdiq gjatë arrestimit brutal nga ana e katër policëve në Mineapolis, që shkaktoi protesta në SHBA dhe më gjerë. sn/

Back to top button
Close
Close