0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDLajme nga komunat

Në Kumanovë 12 të infektuar të rinj, prej të cilëve 10 janë nga Komuna e Likovës

Nga gjithsej 12 pacientë të regjistruar nga Qendra e Shëndetit Publik Kumanovë si të infektuar të rinj në 24 orët e fundit, 10 janë nga Komuna e Likovës, dy janë nga Komuna e Kumanovës, informoi drejtori i Institutit shëndetësor Arif Latifi. Ai tha se edhe pacienti i ndjerë, 71 vjeç, është nga Komuna e Likovës.

Kumanovë, 3 qershor 2020 (MIA) – Nga gjithsej 12 pacientë të regjistruar nga Qendra e Shëndetit Publik Kumanovë si të infektuar të rinj në 24 orët e fundit, 10 janë nga Komuna e Likovës, dy janë nga Komuna e Kumanovës, informoi drejtori i Institutit shëndetësor Arif Latifi. Ai tha se edhe pacienti i ndjerë, 71 vjeç, është nga Komuna e Likovës.

“Testet janë duke u kryer në mënyrë intensive, po merren strisho, ekipet mobile janë në terren. Deri më tani në rajonin e Likovës janë rreth 50 raste aktive nga gjithsej 114 raste të prekura. Pacientët e sëmurë janë nga klasterë të njohur. Për dallim nga Kumanova, në Likovë ka lidhje familjare më të forta. Në një oborr mund të ketë katër deri në pesë shtëpi, oborret janë të lidhura, gjë që kontribuon në përhapjen e virusit”, deklaroi Latifi.

Nga Komuna e Likovës informojnë se Shtabi komunal i krizave takohet çdo ditë, bisedon me të gjithë aktorët e bashkësisë lokale me veprimet e tyre për të kontribuar në rritjen e vetëdijes midis popullatës për t’i respektuar masat, përfshirë imamët e xhamive dhe përfaqësuesit komuniteteve lokale.

Nga komuna, informojnë se janë duke ndërmarrë hapa shtesë dhe ndërmarrja e shërbimeve komunale po i dezinfekton rrugët. ls/shk/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close