BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Në kroçeret në ujërat e SHBA-së janë 90.000 anëtarë të bllokuar të ekuipazheve

Më shumë se 100 kroçere dhe 90.000 anëtarë të ekuipazheve janë bllokuar në det ose pranë ujërave dhe porteve të SHBA-së, njoftoi Ej-Bi-Si, duke iu referuar të dhënave e Rojes bregdetare.

Majami, 10 prill 2020 (MIA) – Më shumë se 100 kroçere dhe 90.000 anëtarë të ekuipazheve janë bllokuar në det ose pranë ujërave dhe porteve të SHBA-së, njoftoi Ej-Bi-Si, duke iu referuar të dhënave e Rojes bregdetare.

Qendrat për parandalimin e sëmundjeve paralajmërojnë se të paktën 10 prej atyre anijeve kanë raportuar se kanë anëtarë të ekuipazhit që janë pozitiv, si dhe persona me simptoma të ngjashme me koronavirusin. Ata shtuan se situata është e ngjashme për 20 anije që janë në ose pranë porteve amerikane.

Vetëm në ujërat territoriale të SHBA-së, rreth Floridës sot ka më shumë se 35 kroçere me 35.000 anëtarë të ekuipazhit.

Roja bregdetare përkujton se ky informacion është marrë, pasi që udhëtarët dhe ekuipazhi i anijes së fundit janë shkarkuar në Florida.mb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close