
Prishtinë, 12 korrik 2020 (MIA) – Instituti nacional për shëndet publik i Kosovës mbrëmë tregoi se janë testuar gjithsej 419 strisho, prej të cilave 203 janë pozitive, me çka numri i tërësishëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arriti 4.715 persona.
Deri tani kanë vdekur 101 persona, ndërsa vetëm dje ka pasur katër raste të vdekjes, të cilët përveç Kovid-19 kanë pasur edhe sëmundje tjera kronike.
Dje janë shëruar 71 pacientë, ndërsa numri i tërësishëm i personave të shëruar është 2.227, ndërsa aktivë janë 2.377 raste. sa/