EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Në koncernin gjerman “Tenis” numri i të punësuarve të infektuar me koronavirus arriti 1.029

Në koncernin gjerman "Tenis", numri i të punësuarve të infektuar me koronavirus u rrit në 1.029, për shkak se njeriu i parë i industrisë gjigante për mish, Klemens Tenis u bë cak i kritikave, me kërkesë të parashtrojë dorëheqje.

Berlin, 21 qershor 2020 (MIA) – Në koncernin gjerman “Tenis”, numri i të punësuarve të infektuar me koronavirus u rrit në 1.029, për shkak se njeriu i parë i industrisë gjigante për mish, Klemens Tenis u bë cak i kritikave, me kërkesë të parashtrojë dorëheqje.

Pas paraqitjes masive të koronavirusit në thertoret “Tenis”, Klimens Tenis i hodhi poshtë të gjitha spekulimet lidhur me dorëheqjen e tij.

“Do ta nxjerr kompaninë nga kjo krizë. Pas kësaj, do të shohim çfarë do të ndodhë në vijim”, tha ai.

Kjo është përgjigja e tij në letrën e xhaxhait të tij Robert Tenis i cili i bëri thirrje të jep dorëheqje dhe t’i dorëzojë funksionin udhëheq djalit të tij Maks.

Klemens Tenis i hodhi poshtë të gjitha akuzat nga autoritetet e qarkut se ka qenë jobashkëpunues në ndjekjen e informacione për adresën e banimit të të punësuarve. sn/

Back to top button
Close
Close