0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeMakedonija.SlajderShoqëri

Në Klinikën infektive janë hospitalizuar katër persona me komplikime nga gripi, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë dhe tetë me simptome

Katër persona me komplikime nga gripi prej të cilëve njëri në gjendje të rëndë shëndetësore dhe tetë të tjerë të cilët kanë simptome të virusit janë hospitalizuar në Klinikën universitare për sëmundje infektive. Në mesin e të sëmurëve nuk ka fëmijë, informojnë për MIA-n nga Klinika.

Shkup, 21 janar 2020 (MIA) – Katër persona me komplikime nga gripi prej të cilëve njëri në gjendje të rëndë shëndetësore dhe tetë të tjerë të cilët kanë simptome të virusit janë hospitalizuar në Klinikën universitare për sëmundje infektive. Në mesin e të sëmurëve nuk ka fëmijë, informojnë për MIA-n nga Klinika.

Theksojnë se pacienti në gjendje të rëndë shëndetësore me grip dhe sëmundje kronike të mushkërive është pranuar dje dhe është vendosur në Repartin për kujdes intensiv.

Javën e kaluar në ambient ambulance janë kontrolluar 30 pacientë. Dje dhe sot në mënyrë të tillë janë kontrolluar katër pacientë, theksojnë nga Klinika. ab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close