BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Në Kinë fillon Viti i Ri nën hijen e kërcënimeve nga koronavirusi

- Viti i miut, i pari prej 12 shenjave të horoskopit të kalendarit tradicional hënor kinez, fillon në Kinë, nën hijen e kufizimeve të mëdha për udhëtime të vendosura nga frika nga përhapja e sëmundjes së re të mushkërive që u paraqit në qytetin Vuhan.

Pekin, 25 janar 2020 (MIA) – Viti i miut, i pari prej 12 shenjave të horoskopit të kalendarit tradicional hënor kinez, fillon në Kinë, nën hijen e kufizimeve të mëdha për udhëtime të vendosura nga frika nga përhapja e sëmundjes së re të mushkërive që u paraqit në qytetin Vuhan.

Miu e merr primatin e Vitit të derrit, që është periudhë që shënohet me paraqitjen e gripit të derrave në Kinë.

Për shkaqe sigurie, Viti i Ri Hënor nuk do të shoqërohet me fishekzjarre në Pekin dhe qytetet tjera të mëdha, edhe pse do të ketë në brendi.

Programi televiziv tradicional i Vitit të Ri, që zgjat disa orë, dërgoi thirrje emocionale këtë vit për luftë kundër koronavirusit në Vuhan.

Viti i miut pritet të sjellë punë të mira, sepse brejtësit në Kinë kanë reputacion më të mirë se sa në Perëndim. Njerëzit e lindur në vitin e miut vlerësohen se janë inteligjentë, të gjindshëm dhe të aftë.

Autoritetet presin që do të ketë rreth tre miliardë udhëtime gjatë 40 ditëve të festës, duke pasur parasysh se Viti i Ri Hënor është festa më e rëndësishme në Kinë dhe mundësi që të bashkohet familja.

Por, përhapja e koronavirusit të ri, i zbuluar në fillim të këtij muaji në qytetin Vuhan, shkatërroi shumë plane për udhëtime.

Autoritetet në provincën Hubei, ku gjendet Vuhani, të enjten filluan që t’i mbyllin qytetet në përpjekje që ta pengojnë përhapjen e virusit. Në të paktën 13 qytete, me popullatë prej 43 milionë njerëzve, transporti publik është ndërprerë dhe aeroplanët dhe stacionet hekurudhore u mbyllën. fc/

Back to top button
Close
Close