BotëBotë.PortalKorrespondentë Botë

Në Kinë edhe katër persona infektohen nga koronavirusi

Autoritetet shëndetësore kineze sot  kumtuan se janë regjistruar edhe katër persona  të infektuar me koronavirusin e ri në qytetin Vuhan.

Pekin, 18 janar 2020 (MIA) – Autoritetet shëndetësore kineze sot  kumtuan se janë regjistruar edhe katër persona  të infektuar me koronavirusin e ri në qytetin Vuhan.

Deri tani nga koronavirusi janë infektuar 50 persona dhe pikërisht ata  të cilët kanë udhëtuar ose jetojnë në Vuhan.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi në mundësinë nga përhapja e epidemisë me shikim të asaj që një numër i madh i kinezëve  paralajmëruan udhëtime në vend dhe vendet e huaja për shkak të vitit të ri kinez.

Tajlanda paraprakisht kumtoi se te dy pasagjerë kinez nga Vuhan është zbuluar koronavirusi, ndërsa në Japoni është konfirmuar një rast.  Është infektuar një shtetas japonez i cili ka qëndruar në Vuhan.

Për shkak të virusit të ri Qendra amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve mbrëmë kumtoi se do t’i kontrollojë udhëtarët të cilët me aeroplan arrijnë nga Kina Qendrore. Pasagjerëve do t’u matet temperatura dhe do të pyeten nëse kanë simptoma të sëmundjes së shkaktuar nga  koronavirusi i ri,  nga i cili në Kinë vdiqën dy persona, ndërsa dhjetëra janë infektuar.

Kontrolli mjekësor do të bëhet në aeroportet e Nju-Jorkut, në San Francisko dhe në Los Anxhelos, në të cilat aterojnë më së shumti aeroplanë nga Vuhan, Kina Qendrore ku u paraqit sëmundja e ngjashme me  ndezjen e mushkërive.

Koronavirusi i ri i cili i përket grupit të njëjtë  si SARS (sindrom i rëndë akut respirator) dhe MERS (sindrom  respirator i lindjes së afërt).

Në epideminë e SARS në vitin 2003 në Kinë dhe vendet tjera aziatike humbën jetën disa qindra njerëz. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close