BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Në Kinë 28 raste të reja të vdekjes nga koronavirusi

Autoritetet kineze sot në mëngjes paraqitën 28 raste të reja të vdekjes nga koronavirusi i ri, me çka numri i të vdekurve u rrit në 3.070 njerëz.

Pekin, 7 mars 2020 (MIA) – Autoritetet kineze sot në mëngjes paraqitën 28 raste të reja të vdekjes nga koronavirusi i ri, me çka numri i të vdekurve u rrit në 3.070 njerëz.

Autoritetet shëndetësore paraqitën 99 të infektuar të rinj me Kovid-19 në Kinë, që është shumë më tepër se gjatë ditëve të kaluara.

Janë vërejtur 74 raste të reja në provincën qendrore Hubei, epiqendra e epidemisë ku Kovid-19 u paraqit për herë të parë në dhjetor.

Jashtë Hubeit janë regjistruar 25 pacientë të rinj.

Ndërkohë autoritetet kineze ndaluan konsumimin dhe kultivimin e kafshëve të egra, por vlerësohet se vështirë që do të ndalohet tregtia me këto kafshë.

Në Kinë kafshët e egra nuk përdoren vetëm për ushqim, por edhe për përpunim të dekorimeve, por disa prej tyre ruhen edhe si manarë.

Qeveria, sipas të gjitha gjasave, do ta ndalojë edhe prëdorimin e kafshëve të egra në mjekësinë tradicionale.

Pekini zyrtar kumtoi edhe se gjithsej 78 milionë punonjës kinezë rural nga emigracioni janë kthyer në punë, që është 60 për qind e numrit të përgjithshëm që u nisën drejt shtëpive të tyre për Vitin e Ri kinez. Qarkullimi i shtuar i popullatës e rrit rrezikun nga infektimi. ab/

 

Таг
Back to top button
Close
Close