Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Në Kërçovë gjashtë persona nuk e kanë respektuar orën policore, ata janë arrestuar

Gjendja e sigurisë  në rajonin e shtatë komunave që i mbulon SPB Ohër, ku përket edhe komuna e Kërçovës është stabile.

Kërçovë, 29 mars 2020 (MIA) – Gjendja e sigurisë  në rajonin e shtatë komunave që i mbulon SPB Ohër, ku gjendet edhe komuna e Kërçovës është stabile.

“Në 24 orëshin e fundit, në periudhën prej orës 19:00 mbrëmë  deri në orën 07:00 të mëngjesit, gjashtë persona nga Kërçova nuk e kanë respektuar ndalesën e lëvizjes së vendosur për shkak të koronavirusit. Ata janë arrestuar dhe kundër tyre do të ngriten padi përkatëse”, informon  zëdhënësi Stefan Dimovski, i cili shtoi se  nuk ka tubime të njerëzve, prishje të rendit dhe qetësisë publike, nuk ka grabitje dhe vepra tjera ndëshkuese dhe nuk janë regjistruar aksidente.

Dimovski informon se pa ndërprerë zhvillohet  kontrolli i personave të cilët janë nën masat e karantinës së obligueshme shtetërore, kontrollit shëndetësor dhe izolimit shtëpiak dhe vetizolimit të obligueshëm 14 ditësh.

“Janë regjistruar 16 raste të reja për vendim për izolim,  prej të cilëve pesë janë nga Kërçova. Nëpunësit policor kanë kryer 83 kontrolle të personave  të cilët janë në izolim,  një person është në Kërçovë dhe 347 kontrolle të personave me deklaratë për vetizolim, në Kërçovë janë 53 persona. Janë kryer gjithsej 149  kontrolle në objektet hotelierike”, informon Dimovski. rz/sa/

Таг
Back to top button
Close
Close