Uncategorized

Në karantinë qendra e pranimit për refugjatë dhe emigrantë në ishullin grek Hios

Qendra për pranimin dhe regjistrim të refugjatëve dhe emigrantëve në ishullin grek Hios prej dje është në karantinë të plotë, pasi janë regjistruar dy raste të Kovid-19 tek një emigrantë 35 vjeçar i akomoduar në kamp dhe tek një e punësuar në qendër, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 14 gusht 2020 (MIA) – Qendra për pranimin dhe regjistrim të refugjatëve dhe emigrantëve në ishullin grek Hios prej dje është në karantinë të plotë, pasi janë regjistruar dy raste të Kovid-19 tek një emigrantë 35 vjeçar i akomoduar në kamp dhe tek një e punësuar në qendër, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Siç kumtoi Ministria e Emigrimit dhe Azilit të Greqisë, përfaqësuesit e Organizatës kombëtare për shëndet publik i kontrollojnë kontaktet e rasteve të konfirmuara.

Personi i infektuar 35 vjeçar është nga Jemeni dhe është hospitalizuar me simptoma të lehta.

Në pajtim me vendimin e përbashkët të dhënë të ministrave për mbrojtje civile dhe për emigrim dhe azil dhe në bashkëpunim me Organizatës kombëtare për shëndet publik, qendra e pranimit do të jetë në karantinë deri më 25 gusht të vitit 2020.

Kjo do të thotë se tërësisht është ndaluar hyrja dhe dalja nga kampi i refugjatëve, ndërsa përkohësisht ndërpriten edhe të gjitha aktivitetet e planifikuara të Organizatave joqeveritare në qendër, përderisa tani më është përforcuar prania e policisë për respektimin e masave. sr/fb/

Back to top button
Close
Close