BotëBotë.Portal

Në Japoni temperaturë rekorde në shtator prej 40,4 gradë

Temperatura prej 40.4 gradë Celsius janë matur në qytetin qendror japonez Sanjo, i cili është rekord kombëtar për shtatorin.

Tokio, 3 shtator 2020 (MIA) – Temperatura prej 40.4 gradë Celsius janë matur në qytetin qendror japonez Sanjo, i cili është rekord kombëtar për shtatorin.

Agjencia meteorologjike e Japonisë tha se temperaturat e larta në prefekturën Niigata mund të jenë sjellë nga era Foen – erë e ngrohtë dhe e thatë, njoftoi agjencia e lajmeve Kjodo.

Kjo është hera e parë që temperatura në Japoni në shtator tejkalon 40 gradë Celsius.

Rekordi i mëparshëm prej 39.7 gradë Celsius ishte në Kumagai, në prefekturën Saitama, afër Tokios, më 2 shtator të vitit 2000. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close