BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Në Japoni jepet urdhër për evakuimin e 1,3 milionë njerëzve për shkak të shirave të rrëmbyeshëm

Mbi 1,3 milionë banorëve të ishullit jugor japonez Kjushu sot u është thënë t'i braktisin shtëpitë e tyre për shkak të shirave të rrëmbyeshme që e kapluan rajonin.

Tokio, 7 korrik 2020 (MIA) – Mbi 1,3 milionë banorëve të ishullit jugor japonez Kjushu sot u është thënë t’i braktisin shtëpitë e tyre për shkak të shirave të rrëmbyeshme që e kapluan rajonin.

Në ndërkohë, numri i të vdekurve në rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga shiu u rrit në 50, kumtuan autoritetet lokale.

Agjencia meteorologjike japoneze dje dha paralajmërim për gjendje të jashtëzakonshme të shkaktuar nga shiu për prefekturat Saga, Nagasaki dhe Fukuoka në Kjushu, duke u bërë thirrje banorëve të jenë në gjendje të “gadishmërisë maksimale”.

Agjencia sot e pezulloi gjendjen e jashtëzakonshme, por paralajmëroi për përmbytje, rrëshqitje të tokës dhe lumenj të ardhur në mbarë Japoninë. shk/

Таг
Back to top button
Close
Close