BotëBotë.Portal

Në Japoni fundoset anija e mallrave me ekuipazh prej 43 personave që transportonte 5.800 gjedhe

Një anije mallrash me ekuipazh prej 43 persona që transportonte 5.800 lopë, u fundos në motin e ligë në 185 kilometra në perëndim të ishullit japonez Amami Oshima.

Tokio, 3 shtator 2020 (MIA) – Një anije mallrash me ekuipazh prej 43 persona që transportonte 5.800 lopë, u fundos në motin e ligë në 185 kilometra në perëndim të ishullit japonez Amami Oshima.

“Natën e kaluar vonë, ekipet e shpëtimit të rojës bregdetare gjetën një burrë të mbijetuar, 45 vjeçar, të identifikuar si shef i stafit filipinas i cili tha se kishte veshur xhaketë shpëtimi pas mesazhit paralajmërues të anijes. Ai deklaroi se një nga motorët e anijes ishte ndalur, pas së cilës vala e detit e përmbysi anijen e cila më vonë u fundos”, thuhet në kumtesën e rojës bregdetare.

Më vonë u zbulua anije gome në zonën duke kërkuar të mbijetuarit, por rojet bregdetare kumtuan se nuk ishte konfirmuar nëse ishte e lidhur me anijen.

Tre anije të rojës bregdetare, pesë aeroplanë dhe zhytës të trajnuar të posaçëm morën pjesë në operacionin e kërkimit dhe shpëtimit.

Anija mbante ekuipazh prej 39 filipinasve, dy nga Zelanda e Re dhe dy australianë, si dhe 5.800 lopë. bs/fab

Таг
Back to top button
Close
Close