BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Në Japoni dita e tretë me radhë numër rekord i rasteve të reja të të infektuarve me Kovid-19

Japonia paraqiti 1.579 raste të reja me Kovid-19 dhe pesë raste të vdekjes. 

Tokio, 1 gusht 2020 (MIA) – Japonia paraqiti 1.579 raste të reja me Kovid-19 dhe pesë raste të vdekjes.

Kjo është dita e tretë me radhë që në Japoni u regjistrua numër rekord i të infektuarve me koronavirusin e ri.

Kryeministri japonez, Shinxo Abe dje deklaroi se me kujdes e ndjek situatën dhe se fokusi është në testimin.

Në Japoni nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 36.548 persona të infektuar, prej të cilëve 1.024 kanë vdekur. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close