EvropëEvropë.Portal

Në Itali nga koronavirusi i ri kanë vdekur 14 persona, ndërsa të infektuar janë 528 njerëz

Në Itali edhe dy persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit të ri, me të cilin numri i viktimave është rritur në 14, ndërsa 528 njerëz janë të infektuar me Kovid -19.

Romë, 27 shkurt 2020 (MIA) – Në Itali edhe dy persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit të ri, me të cilin numri i viktimave është rritur në 14, ndërsa 528 njerëz janë të infektuar me Kovid -19.

Drejtori i shërbimit italian për mbrojtje civile Anxhelo Boreli deklaroi se dje janë regjistruar 420 persona të infektuar, ndërsa numri i tyre sot arrin 528, prej të cilëve numri më i madh janë në pjesën veriore të Italisë.

Boreli potencoi se lajmet e mira vijnë nga Lombardia, rajoni më i prekur italian me koronavirusin e ri, ku 37 persona të infektuar janë shëruar. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close