EvropëEvropë.Portal

Në Itali është ngritur hetim për numrin e madh të rasteve të vdekjeve në shtëpitë për persona të moshuar

- Kanë filluar hetime për qindra raste të vdekjes nga virusi korona në shtëpi për kujdes për persona të moshuar në Milano dhe në gjithë rajonin e Lombardisë, informuan mediat italiane.

Romë, 10 prill 2020 (MIA) – Kanë filluar hetime për qindra raste të vdekjes nga virusi korona në shtëpi për kujdes për persona të moshuar në Milano dhe në gjithë rajonin e Lombardisë, informuan mediat italiane.

Duke iu referuar një burimi nga gjykata, ata theksojnë se hetimi nuk është drejtuar në këtë moment kundër asnjë personi, ndërsa zbatohet edhe në qytete të tjera, siç është Bergamo.

Hetimi duhet të konfirmojë ekzistimin e veprave të mundshme penale, siç është vrasje e pandërgjegjshme.

Nga mesi i marsit, shtëpitë për kujdes të personave të moshuar u bënë shkak kryesor për shqetësim, veçanërisht kur punonjësit shëndetësorë dhe familjet në Lombardi filluan të denoncojnë raste të vdekjes të banorëve të cilët nuk ishin testuar për virusin korona.

Një burim anonim thotë se hetimi përqendrohet në dispozitën e 8 marsit me të cilën autoritetet në Lombardi kishin kërkuar nga shtëpitë lokale për kujdes të personave të moshuar të marrin pacientë të lëshuar nga spitali në tentim që të lirojnë repartet e stërngarkuara spitalore.

Disa mjekë dhe infermiere kishin thënë se infeksioni ishte përhapur sepse shtëpitë në atë kohë nuk kishin pajisje adekuate mbrojtëse. fc/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close