BotëBotë.Portal

Në ishullin japonez Hokaido është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të Kovid-19

Në ishullin japonez Hokaido sot është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së shpejtë të koronavirusit të ri.

Tokio, 28 shkurt  2020 (MIA) – Në ishullin japonez Hokaido sot është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së shpejtë të koronavirusit të ri.

Guvernatori i Hokaidos, Naomiçi Suzuku deklaroi se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë deri nga mesi i marsit.

Suzuki, me maskë mbrojtëse në fytyrë, u bëri thirrje të gjithë banorëve të qëndrojnë në shtëpi këtë fundjavë “sepse ajo kohë është kyçe që të mos përkeqësohet situata”.

“Duhej ta parandalonim virusin, por situata po bëhet gjithnjë e më serioze”, tha Suzuki.

“Që të mbroheni, përmbajuni nga daljet këtë fundjavë”, theksoi ai.

Meqenëse nga fundi i janarit ishte regjistruar i infektuari i parë, kjo prefekturë ishullore shënon rritje të vazhdueshme të numrit të pacientëve, ndërsa në ditët në vijim tempoja po përshpejtohet.

Hokaido ka 63 raste të konfirmuara të koronavirusit, përfshirë edhe dy raste të vdekjes.

Ekspertët e shëndetit publik dhe viruseve shprehën shqetësim për shkak të ngjarjeve në Hokaido, duke thënë se janë paraqitur infeksione për të cilat nuk dihet se si janë abrtur. Qeveria qendrore dërgoi ekip të ekspertëve për ta hetuar këtë.

Suzuki informoi se rastet në ishull janë shtuar dhe se gjashtë persona dolën pozitivë ndaj koronavirusit, pasi që kishin qenë në një ekspozitë në Kitami siti, për ku ekziston dyshimi se ka ardhur deri te infektimi masiv.

Në kushte të kritikave gjithnjë e më të mëdha të opinionit për mënyrën në të cilën po përballet me krizën, kryeministri Shinxo Abe kërkoi nga shkollat në Japoni të mos punojnë deri në fund të marsit. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close