
Athinë, 27 gusht 2020 (MIA) – Për shkak të një udhëtari i cili ka shkaktuar probleme, një aeroplan udhëtues nga Turqia për në Britani të Madhe, mbrëmë detyrimisht ka zbritur në aeroportin e ishullit grek Kërf, publikuan mediat lokale, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Sipas informatave të njëjta, në aeroplan ka pasur mbi 200 pasagjerë, ndërsa gjatë fluturimit, udhëtari konkret ka goditur nëpër dyert dhe dritaret, dhe ka krijuar probleme, pas së cilës piloti ka vendosur detyrimisht të zbresë në Kërf.
Pasagjeri ka zbritur nga aeroplani dhe është arrestuar, ndërsa fluturimi ka vazhduar drejt destinacionit përfundimtar. sr/sa/