BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Në Iran po i mbyllin shkollat dhe universitetet për shkak të koronavirusit të ri

Autoritetet iraniane vendosen t'i mbyllin shkollat dhe universitetet në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi

Teheran, 5 mars 2020 (MIA) – Autoritetet iraniane vendosen t’i mbyllin shkollat dhe universitetet në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.

Presidenti iranian, Hasan Rohani deklaroi mbrëmë se koronavirusi i ri është përhapur pothuajse në të gjitha provincat iraniane, por se vendi do të përballet me të.

Ueb faqja zyrtare e presidencën iraniane publikoi se Rohani në seancën në qeveri ka deklaruar se “kjo sëmundje është përhapur” dhe ka prekur pothuajse të gjitha provincat në Iran.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë iraniane të Shëndetësisë, nga koronavirusi i ri deri më tani kanë vdekur 107 persona, ndërsa 3.513 janë të infektuar, përfshirë edhe zyrtarë shtetërorë.

Televizioni shtetërorë kumtoi se lutjet janë të anuluara për të premten në të gjitha kryeqytetet e provincave. ls/fab

Back to top button
Close
Close