BotëBotë.Portal

Në Iran kanë ndërruar jetë edhe dy persona nga koronavirusi i ri

Në Iran edhe dy persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri, me çka numri i viktimave është rritur në 14. Ky është numri më i madh i viktimave jashtë Kinës, ku nga fundi i vitit të kaluar filloi epidemia.

Teheran, 25 shkurt 2020 (MIA) – Në Iran edhe dy persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri, me çka numri i viktimave është rritur në 14.

Ky është numri më i madh i viktimave jashtë Kinës, ku nga fundi i vitit të kaluar filloi epidemia.

Ministria e Shëndetësisë e Iranit, dje njoftoi se 61 persona janë infektuar me koronavirusin e ri.

Në mbarë Iranin janë vendosur masa të kujdesit, janë anuluar koncerte, janë mbyllur shkollat, universitetet dhe sallat sportive.

Paraprakisht, një deputet nga qyteti Kum, Ahmad Farahani e akuzoi Qeverinë se e fshehë informacionin e vërtetë për përhapjen e sëmundjes. Autoritetet njoftuan se deri më tani nga koronavirusi e kanë humbur jetën 12 persona, por sipas Farahanit, rastet e vdekjes janë rreth 50.

Zëvendësministri iranian i Shëndetësisë, Iraj Harirçi “kategorikisht e hodhi poshtë” informacionin e tillë, duke shtuar se “tani nuk është koha për konfrontime politike, sepse koronavirusi është problem kombëtar”. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close