BotëBotë.Portal

Në Iran 300 të vdekur pasi kanë pirë metil alkooli për t’u mbrojtur nga koronavirusi

Thuajse 300 persona e humbën jetën, ndërsa mbi 1.000 janë sëmurë në Iran pasi kanë pirë metil alkooli për t'u mbrojtur nga koronavirusi, njoftuan mediat iraniane.

Teheran, 27 mars 2020 (MIA) – Thuajse 300 persona e humbën jetën, ndërsa mbi 1.000 janë sëmurë në Iran pasi kanë pirë metil alkooli për t’u mbrojtur nga koronavirusi, njoftuan mediat iraniane.

Në Iran alkooli është i ndaluar, ndërsa ata që e pinë zakonisht furnizohen nga prodhues ilegal.

Numri i personave të infektuar me koronavirusin e ri në Iran u ngjit në mbi 30.000, prej të cilëve afro 2.400 persona kanë vdekur, kumtuan sot autoritetet shëndetësore iraniane.

Sipas Ministrisë iraniane të Shëndetësisë në 2 orët e fundit në vend janë regjistruar 2.926 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të prekurve me Kovid-19 arriti deri në 32.332. shk/

Таг
Back to top button
Close
Close