BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Në Irak protesta masive kundër ushtarëve amerikanë në vend

Qindra mijë ithtarë të klerikut radikal shiit me ndikim Muktada al Sadër u mblodhën sot në qendrën në Bagdad, duke kërkuar trupat amerikanë ta braktisin vendin, në momentin e tensioneve të rritura pasi SHBA-ja më 3 janar afër kryeqendrës irakiane në një sulm ajror e vrau gjeneralin iranian Kasem Sulejmani.

Bagdad, 24 janar 2020 (MIA) – Qindra mijë ithtarë të klerikut radikal shiit me ndikim Muktada al Sadër u mblodhën sot në qendrën në Bagdad, duke kërkuar trupat amerikanë ta braktisin vendin, në momentin e tensioneve të rritura pasi SHBA-ja më 3 janar afër kryeqendrës irakiane në një sulm ajror e vrau gjeneralin iranian Kasem Sulejmani.

Prej sot në mëngjes në sheshin qendror në Bagdad u dëgjua: Jo, jo Amerika! transmeton Tanjug. Mediat kanë vërejtur edhe një fëmijë me transparentë në të cilën shkruan: Vdekje për amerikan. Vdekje për Izraelin.

Në Tuiter është publikuar fotografi nga protestuesit të cilët kanë varur figurën nga kartoni të Donald Trampit, duke e shprehur në këtë mënyrë pakënaqësinë për prezencën ushtarake amerikane në vend.

Urat dhe rrugët që çojnë drejtë Zonës së gjelbër, selia e Qeverisë irakiane dhe disa ambasada të huaja, përfshirë edhe SHBA-në, u bllokuan me barriera betoni.

Policia, gjithashtu, i mbylli rrugët, që çojnë drejtë  vendit të protestës të titulluar “marsh i miliona njerëzve”. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close