BotëBotë.Portal

Në Irak janë vrarë dy demonstrues

Autoritetet irakiane sot kumtuan se dy demonstrues janë vrarë, ndërsa të paktën 26 janë plagosur në trazirat që kanë shpërthyer pasi Abdel Abdul-Mahdi paralajmëroi se planifikon të japë dorëheqje.

Bagdad, 30 nëntor 2019 (MIA) – Autoritetet irakiane sot kumtuan se dy demonstrues janë vrarë, ndërsa të paktën 26 janë plagosur në trazirat që kanë shpërthyer pasi Abdel Abdul-Mahdi paralajmëroi se planifikon të japë dorëheqje.

Në kumtesë thuhet se janë thirr seancë e jashtëzakonshme e Parlamentit në të cilën do të bisedohet për dorëheqjen e Abdul-Mahdit dhe personelit të tij.

Parlamenti duhet ta miratojë dorëheqjen e Abdul-Mahdit që të jetë valide.

Autoritetet kumtuan se forcat e sigurisë në qytetin jugor Naxhaf kanë vrarë dy demonstrues dhe kanë plagosur 15 të tjerë, ndërsa të paktën 11 persona janë lënduar në Bagdad.

Policia ka shtënë dhe hedhur gaz lot sjellës ndaj demonstruesve për t’i dëbuar. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close