BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Në Indonezi me Kovid-19 janë infektuar pothuajse njëkohësisht 54 gazetarë

Pesëdhjetë e katër gazetarë nga radio stacioni shtetëror në Indonezi për një kohë të shkurtër janë infektuar me koronavirus. Tre prej tyre kanë vdekur, njoftuan mediat lokale, duke iu referuar informacioneve nga Aleanca e gazetarëve të pavarur në Indonezi (ANJ).

Xhakartë, 14 korrik 2020 (MIA) – Pesëdhjetë e katër gazetarë nga radio stacioni shtetëror në Indonezi për një kohë të shkurtër janë infektuar me koronavirus. Tre prej tyre kanë vdekur, njoftuan mediat lokale, duke iu referuar informacioneve nga Aleanca e gazetarëve të pavarur në Indonezi (ANJ).

Sipas vendimit të udhëheqësisë të Radio Republika e Indonezisë, në tre teste të realizuara nga fundi i qershorit dhe fillimi i korrikut, janë regjistruar 54 gazetarë të infektuar me koronavirus.

Testi fundi është bërë më 13 korrik. Dy prej atyre të cilëve janë testuar kanë qenë pozitiv, tashmë janë hospitalizuar.

Sipas ANJ, infektimi te gazetarët është shkaktuar nga ajo që politikanët lokal dhe biznesmen të mëdhenj shpesh mbajnë konferenca për media pa i respektuar masat epidemiologjike të sigurisë.

Redaktorët dhe drejtorët, në vend t’u ndalojnë të marrin pjesë në ngjarje të tilla, i nxisin të informojnë prej tyre. sn/

Back to top button
Close
Close