BotëBotë.Portal

Në Indi, rreth 6.500 të infektuar dhe rreth 200 të vdekur nga koronavirusi

Numri i rasteve të vdekjes nga koronavirusi i ri në Indi është rritur për 166 dhe tani është 199, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Nju-Delhi, 10 prill 2020 (MIA) – Numri i rasteve të vdekjes nga koronavirusi i ri në Indi është rritur për 166 dhe tani është 199, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas kumtesës, në Indi në 24 orët e kaluara janë regjistruar 678 pacientë shtesë, që ka çuar numrin në 6.412.

Kjo është rritje e numrit të të infektuarve në 24 orët e kaluara, pasi dje u paraqiten 540 raste të reja.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi më 24 mars u bëri thirrje të gjitha autoriteteve rajonale të sigurojnë respektimin e rreptë të karantinës, i vendosur deri më 14 prill. Ekziston mundësia që masa të vazhdohet. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close