BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Në Indi për një ditë janë regjistruar afro 12.000 persona të sapoinfektuar me Kovid – 19

Në 24 orët e kaluara në Indi janë regjistruar 11.929 raste rekord të Kovid-19 që është numri më i madh në nivel ditor.

Nju-Delhi, 14 qershor 2020 (MIA) – Në 24 orët e kaluara në Indi janë regjistruar 11.929 raste rekord të Kovid-19 që është numri më i madh në nivel ditor.

Në Indi deri më tani janë konfirmuar 320.922 raste të koronavirusit të ri prej të cilëve 9.195 të vdekur.

Nga epidemia më e goditur është shteti perëndimor indian Maharashtra ndërsa në kryeqytetin e Indisë, Nju-Delhi janë paraqitur të paktën 38.958 pacientë.

India është në pozitën e katërt për nga numri i të infektuarve në botë, pas SHBA-së, Brazilit dhe Rusisë.

Me koronavirusin e ri në botë janë infektuar 7.888.961, prej të cilëve 432.696 vdiqën, ndërsa 4.051.154 janë rikuperuar. shk/ 

Таг
Back to top button
Close
Close