BotëBotë.Portal

Në Indi nga Kovid-19 kanë vdekur 196 mjekë, 64.000 raste të reja

Shoqata e mjekëve të Indisë ka bërë të ditur se 196 mjekë kanë vdekur nga Kovid-19, ndërsa në një letër të hapur drejtuar kryeministrit Narendra Modi, kërkuan kujdes adekuat për mjekët dhe familjet e tyre.

Nju-Delhi, 10 gusht 2020 (MIA) – Shoqata e mjekëve të Indisë ka bërë të ditur se 196 mjekë kanë vdekur nga Kovid-19, ndërsa në një letër të hapur drejtuar kryeministrit Narendra Modi, kërkuan kujdes adekuat për mjekët dhe familjet e tyre.

Ministria e Shëndetësisë dje regjistroi pothuajse 64.000 të infektuar të rinj me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2.153.010.

Të paktën 628.747 pacientë janë akoma duke marrë trajtim.

Në Indi janë regjistruar edhe 861 vdekje me çka numri i të vdekurve arriti në 43.379.

India ka regjistruar mesatarisht rreth 50.000 raste të reja në ditë që nga mesi i qershorit dhe ka numrin e tretë më të lartë të rasteve Kovid-19 pas SHBA-së dhe Brazilit. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close