BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Në Indi janë regjistruar 20.000 raste pozitivë të Kovid-19

Në Indi sot janë regjistruar 20.000 persona të infektuar me koronavirusin e ri, që është numër rekord i të infektuarve për një ditë.

Nju Delhi, 3 korrik 2020 (MIA) – Në Indi sot janë regjistruar 20.000 persona të infektuar me koronavirusin e ri, që është numër rekord i të infektuarve për një ditë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Indi janë konfirmuar 20.903 raste pozitive, ndërsa kanë vdekur 397 persona.

Edhe krahas përhapjes së virusit, India i lehtëson masat dhe fillon me rimëkëmbje të ekonomisë.

Nga fillimi i epidemisë në Indi deri tani janë regjistruar gjithsej 625.544 raste pozitive të koronavirusit të ri, ndërsa kanë vdekur 18.213 persona. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close