BotëBotë.Portal

Në incidente të ndryshme të armatosura në Nju Jork jetën kanë humbur të paktën 17 persona

Të paktën 17 persona gjatë ditës së djeshme u qëlluan për vdekje në incidente të ndryshme në Nju Jork, një numër vdekjesh që do të ishte i lartë për fundjavë, por "astronomik" për ditën e hënë, publikoi Nju Jork Post.

Nju Jork, 14 korrik 2020 (MIA) -Të paktën 17 persona gjatë ditës së djeshme u qëlluan për vdekje në incidente të ndryshme në Nju Jork, një numër vdekjesh që do të ishte i lartë për fundjavë, por “astronomik” për ditën e hënë, publikoi Nju Jork Post.

Vetëm në Bruklin kanë ndodhur 10 incidente të armatosura, në të cilat 12 persona e humbën jetën, dy njerëz u vranë në Menheten dhe nga një person në tre zona të ndryshme të Nju Jorkut, transmeton gazeta deklaratën e një oficeri të lartë anonim të policisë së Bruklinit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp mbajti një tryezë të rrumbullakët dje duke theksuar se Nju Jork është jashtë kontrollit. Sipas Trampit, shkalla e krimit është në rritje, ndërsa sulmet e armatosura në Nju Jork janë rritur për 358 për qind.

“Është e vështirë të besosh, por qeveria e qytetit bën atë që dëshiron dhe shkruan “Jetët e të zinjve janë të rëndësishme” përpara kullës së Trampit. Për fat të keq, Nju Jorku tani është jashtë kontrollit”, deklaroi Tramp. ls/fab

Back to top button
Close
Close