BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Në Hong Kong rritje rekorde ditore e të sëmurëve me Kovid-19

Në Hong Kong në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 123 raste të reja me Kovid-19, që është  rritje rekorde ditore që nga fillimi i epidemisë.

Hong Kong, 24 korrik 2020 (MIA) – Në Hong Kong në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 123 raste të reja me Kovid-19, që është  rritje rekorde ditore që nga fillimi i epidemisë.

Është regjistruar një vdekje si pasojë nga koronavirusi i ri, me çka numri i vdekjeve u rrit në 16. Në Hong Kong, për të tretën ditë me radhë, numri i të infektuarve ka tejkaluar mbi 100.

“Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja, 115 janë nga transmetimi lokal”, tha dr. Çuang Shuk-kvan nga Qendra për kujdesin shëndetësor.

Ajo shtoi se aftësia e Hong Kongut për testime, karantinë dhe akomodimin në spital është duke e arritur limitn.

“Nëse ky trend vazhdon, do të jetë shumë e vështirë të kontrollohet situata,” tha Çuang.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për dy javët e ardhshme nëse është e mundur.

Në Hong Kong, që nga fillimi i valës së re më 6 korrik, janë regjistruar 1.105 raste të reja ndërsa gjithsej 2.372 persona janë infektuar që nga fillimi i epidemisë. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close