BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Në Hong-Kong ndalohet aktiviteti politik për studentë dhe nxënës

Studentëve dhe nxënësve në Hong-Kong në të ardhmen u ndalohet të përfshihen në aktivitete politike në institucionet arsimore. 

Hong-Kong, 9 korrik 2020 (MIA) – Studentëve dhe nxënësve në Hong-Kong në të ardhmen u ndalohet të përfshihen në aktivitete politike në institucionet arsimore.

Paketa për ndalesa gjithashtu ka të bëjë edhe në ndalesën për këndim, theksim të parullave apo bojkotim të orëve, bëri të ditur Ministria e Arsimit në këtë territor autonom.

Në protestat e vitit të kaluar në Hong-Kong ishin përfshirë mijëra të mitur, ndërsa 1.600 ishin arrestuar për pjesëmarrje në protesta të dhunshme.

Ditën e njëjtë kur ishte hapur zyra për siguri kombëtare në Hong-Kong, një numër i madh i nxënësve të mitur shprehën mbështetje për protestat antikineze me hedhjen e flamurit kombëtar dhe duke kënduar këngën e ndaluar “Lavdi për Hong-Kongun”. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close