BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Në Hong Kong ka filluar gjykimi ndaj 15 liderëve pro-demokrat

Sot në Hong Kong, ka filluar procedura gjyqësore për 15-të aktivistë pro-demokrat të cilët u arrestuan së fundmi në operacion policor kundër figurave kryesore të lëvizjes protestuese antiqeveritare, transmeton DPA.

Hong Kong, 15 qershor 2020 (MIA) – Sot në Hong Kong, ka filluar procedura gjyqësore për 15-të aktivistë pro-demokrat të cilët u arrestuan së fundmi në operacion policor kundër figurave kryesore të lëvizjes protestuese antiqeveritare, transmeton DPA.

Në mes të 15-të arrestuarve, së bashku me deputetë dhe aktivistë të tjerë të shquar, janë edhe themeluesi i tabloidit popullor pandemokratik “Ejpëll dejlli” dhe magnatit të mediave Xhimi Lai dhe themeluesin e Partisë Demokratike të Hong Kongut, Martin Li.

Akuzat kanë të bëjnë me shkeljen e rendit publik duke marrë pjesë në tre asamble të paautorizuara më 18 gusht, 1 tetor dhe 18 tetor të vitit të kaluar. Disa do të përballen me akuza shtesë për njoftimin e marshimeve publike të paautorizuara më 13 shtator dhe 19 tetor, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve.

Pandemia e Kovid-19 ka ndaluar përkohësisht protestat në Hong Kong që nga janari me urdhrat e distancimit fizik, duke lehtësuar më tej ndalimin ligjor të tubimeve masive.

Më 9 qershor, Hong Kong shënoi përvjetorin e parë të protestave antiqeveritare. Moratoriumi i mbledhjes vazhdon të bëjë të vështirë për organizatorët të marrin miratimin e policisë për mitingjet, transmeton DPA.

Më 12 qershor, parlamenti i Hong Kongut miratoi Ligjin për Himnin Kombëtar, diskutabil, duke akuzuar cilindo që shkel ligjin ose fyen himnin.

Në maj, Kongresi Popullor Kinez në Pekin votoi me 2.878 vota pro dhe një kundër për të miratuar projektligjin e sigurisë kombëtare të Hong Kongut duke anashkaluar me elegancë legjislacionin vendor në rajonin autonome me status të veçantë. bs/fab

 

Back to top button
Close
Close