EvropëEvropë.Portal

Në Holandë një grua 107 vjeçare shërohet nga koronavirusi

Një grua nga Holanda 107 vjeçare është shëruar nga koronavirusi dhe me shumë gjasa do të jetë pacienti më i moshuar i shëruar nga kjo sëmundje

Amsterdam, 9 prill 2020 (MIA) – Një grua nga Holanda 107 vjeçare është shëruar nga koronavirusi dhe me shumë gjasa do të jetë pacienti më i moshuar i shëruar nga kjo sëmundje.

Kornelija Ras është sëmurë më 17 mars, një ditë pasi mbushi 107 vjet.

Ras është infektuar nga virusi në liturgji në të cilën mori pjesë së bashku me pjesëtarët e tjerë të azilit të pleqve në të cilin jeton.

Pasi i testuan është konfirmuar se 40 persona janë të infektuar me Kovid-19, prej të cilëve 12 kanë vdekur.

Mjekët konfirmuan se ajo është shëruar dhe se lëvizë vetë.

Paraprakisht, pacienti më i vjetër i shëruar nga koronavirusi ka qenë një amerikan, 107 vjeçar, si dhe një italiane 101 vjeçare. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close