EvropëEvropë.Portal

Në Holandë e lejuar vdekje e lehtë edhe gjatë demencës së përparuar

- Gjykata Supreme e Holandës sot solli vendim që mjekët munden legalisht të bëjnë vdekje të lehtë të personave me demencë të përparuar të cilët paraprakisht në formë të shkruar kanë shprehur një dëshirë të tillë, madje edhe nëse më nuk mund ta konfirmojnë për shkak të sëmundjes së tyre.

Hagë, 21 prill 2020 (MIA) – Gjykata Supreme e Holandës sot solli vendim që mjekët munden legalisht të bëjnë vdekje të lehtë të personave me demencë të përparuar të cilët paraprakisht në formë të shkruar kanë shprehur një dëshirë të tillë, madje edhe nëse më nuk mund ta konfirmojnë për shkak të sëmundjes së tyre.

Gjykimi është kthesë në legjislacionin holandez për vdekje të lehtë i cilit deri më tani kërkonte nga pacientët që ta konfirmojnë kërkesën për vdekje të lehtë.

Vlerësohej se kjo është e mundur te pacientë me demencë.

Mjekët mund të bëjnë vdekje të lehtë te personat me demencë të përparuar në bazë të kërkesës së dorëzuar paraprakisht, theksoi Gjykata Supreme në rezymenë e vendimit të saj.

Mjekët duhet të jenë të sigurt se janë përmbushur edhe kriteret tjera të dhimbjeve të papërballuara pa kurrfarë shprese për shërim.

Gjykimi është sjellë pasi prokurorët ngritën procedurë penale kundër një mjeku i cili kreu vrasje të mëshirshme në shtëpinë e të moshuarve të një gruaje të moshës 74-vjeçare me sëmundje të Alzhejmerit e cila paraprakisht kishte shprehur dëshirë që të ketë vdekje të lehtë.

Vdekja e lehtë ishte bërë me mbështetjen e familjes së pacientit.

Mjeku vitin e kaluar ishte liruar nga të gjitha akuzat, por prokurorët kërkuan që Gjykata Supreme të sjellë dënim që të kenë precedent juridik sepse ligji nuk ishte i qartë për këtë çështje. fc/

 

 

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close