BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Në Greqi, vetëm 0,21 për qind e turistëve janë pozitivë me Kovid-19

Prej 332.934 testeve në pikën hyrëse të 31-të në Greqi, nga 1 korriku deri dje, 725 persona janë pozitivë, që është vetëm 0,21 për qind e vizitorëve në vendin tonë, tha zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Pecas në konferencën e sotme të rregullt për shtyp dhe se numri i rritur i të infektuarve në periudhën e kaluar "është për shkak të relaksimit përbrenda vendit", njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 20 gusht 2020 (MIA) – Prej 332.934 testeve në pikën hyrëse të 31-të në Greqi, nga 1 korriku deri dje, 725 persona janë pozitivë, që është vetëm 0,21 për qind e vizitorëve në vendin tonë, tha zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Pecas në konferencën e sotme të rregullt për shtyp dhe se numri i rritur i të infektuarve në periudhën e kaluar “është për shkak të relaksimit përbrenda vendit”, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Gjithashtu e rëndësishme të theksohet se ka rritje të rasteve në mes të rinjve. Në mars, ata të infektuar me koronavirus ishin të moshës mesatare 48,6 vjeç, ndërsa në muajin gusht 36,2 vjeç”, shpjegoi Pecas.

Duke folur për gjendjen e koronavirusit në Greqi, Pecas tha se fotografia epidemiologjike është ende e mirë, duke sqaruar se në botë, mesatarja është 2.831 raste pozitive për një milion banorë, ndërsa në Greqi është 693, ndërsa shkalla e vdekshmërisë është 100 për një milion, ndërsa në Greqi është 22, duke e bërë vendin në vendin e 132-të, për sa i përket rasteve pozitive, ndërsa në vendin e 108-të në aspektin e shkallës së vdekshmërisë në një milion banorë.

Ai shtoi se numri i testeve të kryera në vend është rritur nga 800 teste në muajin shkurt, në 15 ditët e fundit janë kryer mesatarisht 11.300 teste në ditë.

Për më tepër, ai i prezentoi edhe të dhënat statistikore, në fakt krahasimin e Greqisë me Belgjikën, Holandën dhe Portugalinë, që nga fillimi i epidemisë e deri dje, sipas së cilës gjendja në Greqi është më e mirë se në tre vendet e tjera.

Lidhur me turizmin dhe vlerësimin e qeverisë për 50 ditët pas hapjes së kufijve, Pecas, duke iu përgjigjur pyetjes së korrespondentes së MIA-s nga Athina, tha se këtë vit krahasimi nuk është me fitimin prej 18,2 miliardë nga viti 2019, por krahasimi është me zero.

“Ajo që mund të them si vlerësim është t’i referohem vlerësimeve të ekspertëve nga Ministria e Turizmit, odave, shoqatave të turizmit, siç është Shoqata e bizneseve greke të turizmit, të cilat flasin për fitim që mund të arrijë deri në pesë miliardë euro, por ky është kufiri më i lartë për momentin”, shpjegoi zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë.

Në konferencën e sotme për shtyp, Pecas tha se të gjithë punonjësit e transportit publik që kthehen nga pushimi për në punë do të testohen për Kovid-19, dhe në të dy rastet, përhapjen e koronavirusit në shtëpitë e pleqve, ai sqaroi se, do të përgatitet protokoll shëndetësor që do të parashikon testime gjithnjë e më të shpeshta të personelit të shtëpive të pleqve “në mënyrë që të ketë siguri, të kombinuar me ndalim vizite, që koronavirusi të mos transmetohet përbrenda”.

Në të njëjtën kohë, ai tha se, inspektimet e organeve kompetente për respektimin e masave vazhdojnë, ndërsa gjatë ditës së djeshme janë bërë 6.867 kontrolle në të gjithë Greqinë, ndërsa janë regjistruar shkelje në 320 raste dhe janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 96.200 eurosh. bs/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close