BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Në Greqi tani për tani nuk ka rekomandime për hapje të kufijve për vendet tjera

Për momentin nuk ekzistojnë rekomandime për hapje edhe për vendet  plotësuese,  nëse del diçka e tillë sërish do ta shqyrtojmë, tha zëdhënësi i Qeverisë greke Stelios Pecas duke u përgjigjur  në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina  në brifingun e sotëm  me gazetarët, në lidhje me atë nëse Qeveria mendon  ta zgjerojë listën  me vendet e treta për hyrje në Greqi.

Athinë, 6 gusht 2020 (MIA) – Për momentin nuk ekzistojnë rekomandime për hapje edhe për vendet  plotësuese,  nëse del diçka e tillë sërish do ta shqyrtojmë, tha zëdhënësi i Qeverisë greke Stelios Pecas duke u përgjigjur  në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina  në brifingun e sotëm  me gazetarët, në lidhje me atë nëse Qeveria mendon  ta zgjerojë listën  me vendet e treta për hyrje në Greqi.

“Për momentin nuk ekzistojnë rekomandime për hapje për vendet tjera. Vërejmë rritje të pandemisë, të përgjithshme të planetit edhe në Evropë, sipas asaj në këtë moment nuk ekzistojnë rekomandime për hapje edhe për vendet plotësuese. Nëse del diçka e tillë sërish do ta shqyrtojmë”, tha Pecas.

Në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët, zëdhënësi i Qeverisë greke sqaroi se në këtë fazë në Greqi ekzistojnë tre fusha që shkaktojnë  brengë për koronavirusin.

E para është kalimi i vazhdueshëm i kufijve tokësor drejt vendeve ballkanike të grekëve dhe ato të cilët kanë leje qëndrimi, e dyta ka të bëjë me ahengjet në bare dhe klube nate, si dhe në dasma, pagëzime etj, ndërsa fusha e tretë është situata  në  mjetet transportuese.

Për rastin e parë tha se “disa vazhdojnë të hyjnë dhe dalin  sikur të mos ndodh asgjë” dhe paralajmëroi masa plotësuese për kufijtë tokësor drejt Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bulgarisë dhe Greqisë,  të cilat edhe ashtu janë të hapura vetëm për shtetasit grek dhe ato të cilët kanë leje qëndrimi.

“Kumtojmë se ndalesa për kalim  prej orës 23:00 deri në 07:00 të mëngjesit, prej nesërmbrëma  zgjerohet në vendkalimet tokësore që janë të hapura për  kategorinë konkrete të qytetarëve, përveç Promahonas”, tha Pecas.

Masa konkrete tashmë është në fuqi  në vendkalimin kufitar Kakavias me Shqipërinë,  ndërsa prej nesër do të vlejë edhe për Evzoni (me Maqedoninë e Veriut), Kristalopigi (me Shqipërinë), Nimfea (me Bullgarinë) dhe Kipi (me Turqinë).

Pecas theksoi se java e ardhshme është e rëndësishme për rrjedhën e pandemisë në vend, sqaroi se do t’i ndërmarrin të gjitha masat plotësuese që janë të domosdoshme nëse për atë ekziston rekomandim nga ekspertët.

Duke e marrë parasysh atë që në disa pjesë të Greqisë ka numër të rritur të rasteve me Kovid-19, zëdhënësi i Qeverisë greke, duke u përgjigjur  në pyetjen e korrespondentes së MIA-s  nga Athina,  nuk e përjashtoi mundësinë  për vendosje të karantinave lokale, sepse, siç tha, “ajo është masë që në të kaluarën ishte zbatuar në mënyrë të suksesshme  të kufizohet  besueshmëria që virusi  të përhapet  në shoqëri  dhe nëse është e nevojshme sërish do të ndërmerren edhe masa të tilla”. sr/sa/

Таг
Back to top button
Close
Close