0_Web_AktualeBallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Në Greqi është regjistruar rekord prej 262 rastesh të Kovid-19 

Numri i rasteve të reja të Kovid-19 në Greqi po rritet dita ditës, që sot të arrijnë në rekord 262 raste të reja, ndërsa dy persona të tjerë vdiqën, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 12 gusht 2020 (MIA) – Numri i rasteve të reja të Kovid-19 në Greqi po rritet dita ditës, që sot të arrijnë në rekord 262 raste të reja, ndërsa dy persona të tjerë vdiqën, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga rastet e reja, 22 janë pas testeve të kryera në pikat e hyrjes në vend, ndërsa 36 janë në Shtëpinë për të moshuarit në Selanik.

Shefi i Komisionit të Epidemiologëve në Ministrinë greke të Shëndetësisë, profesor Sotiris Ciodras, menjëherë u nis për në Selanik për ta parë më afër situatën në Azilin e pleqve. Ai vuri në dukje se 33 raste janë te personat e vendosur në azil, ndërsa tre të tjera te personeli, ndërsa virusi është transmetuar nga një punonjës.

Lidhur me numrin në rritje të rasteve të reja në Selanik dhe Athinë, Ciodras vuri në dukje se një përqindje e madhe e tyre janë nga njerëzit që janë kthyer nga pushimet qoftë në Halkidiki ose Ishujt Kiklad.

Që nga fillimi i epidemisë në Greqi janë regjistruar 6,177 raste të Kovid-19, ndërsa kanë vdekur 216 persona. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close