BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Në Greqi 339 raste të reja me Kovid-19, masa plotësuese në rajonin më të gjerë të Athinës

Lejimi i tubimit të m së shumti nëntë njerëzve në ambient të hapur dhe mbyllur, anulimi i koncerteve dhe projeksioneve filmike në salla të mbyllura, 20 persona të lejuar në dasma, pagëzime dhe funeral, punë e obligueshme në distancë për 40 për qind të të punësuarve në sektorin privat dhe publik, atje ku është e realizueshme, janë pjesë e masave plotësuese për rajonin e Atikës, rajonit më të gjerë të Athinës, të cilat i kumtoi zëvendësministri i Mbrojtjes Civile të Greqisë, Nikos Hardaljas në konferencën e sotme të rregullt për shtyp për situatën me Kovid-19, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 18 shtator 2020 (MIA) – Lejimi i tubimit të m së shumti nëntë njerëzve në ambient të hapur dhe mbyllur, anulimi i koncerteve dhe projeksioneve filmike në salla të mbyllura, 20 persona të lejuar në dasma, pagëzime dhe funeral, punë e obligueshme në distancë për 40 për qind të të punësuarve në sektorin privat dhe publik, atje ku është e realizueshme, janë pjesë e masave plotësuese për rajonin e Atikës, rajonit më të gjerë të Athinës, të cilat i kumtoi zëvendësministri i Mbrojtjes Civile të Greqisë, Nikos Hardaljas në konferencën e sotme të rregullt për shtyp për situatën me Kovid-19, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Masat, për të cilat herët në mëngjes u bisedua edhe në takimin me kryeministrin grek, hyjnë në fuqi të hënën, ndërsa do të vlejnë deri më 4 tetor dhe janë sjellë për shkak se nga 4.084 raste aktive në Greqi, më shumë se gjysma, përkatësisht 2.100 në rajonin e Atikës, ndërsa 966 janë në komunën Athinë.

Hardaljas tha se të dhënat tregojnë se në rajonin konkret ekziston përhapje e madhe e koronavirusit mes të punësuarve në sektorin privat (29,07 për qind e të infektuarve). Menjëherë pas tyre janë pensionistët dhe të papunët me nga 13 për qind.

Rekomandimi i Qeverisë greke drejtuar atyre të cilët janë mbi 65 vjeç apo u takojnë kategorive të ndjeshme është në 14 ditët në vijim për t’i kufizuar lëvizjet, të evitojnë shfrytëzimin e transportit publik dhe të evitojnë kontakte me njerëz të tjerë.

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 339 raste të reja me Kovid-19, ndërsa vdiqën dy persona, me çka numri i të infektuarve u rrit në 14.738,  ndërsa i të vdekurve në 327 persona. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close