Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Në Gostivar ndërtohet qendër e re rekreative sportive

Gjysmë kilometri nga bregu i majtë të Vardarit këtë verë do të shndërrohet në qendër të re reakreative sportive. Vlera e investimit është 250 mijë euro dhe  do të jetë ndër më të mëdhatë në komunë për sivjet. 

Gostivar, 12 gusht 2020 (MIA) – Gjysmë kilometri nga bregu i majtë të Vardarit këtë verë do të shndërrohet në qendër të re reakreative sportive. Vlera e investimit është 250 mijë euro dhe  do të jetë ndër më të mëdhatë në komunë për sivjet.

Realizimi i idesë i cili doli nga projekti “Përforcim të këshillave komunalë”, që UNDP-ja e zbatoi me mbështetje financiare nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, është në fazë të avancuar. Në pjesën e urës së vogël deri te shkolla “Mustafa Kemal Ataturk” këtë javë punohet në rregullimin e bazës dhe rrethinës.

Nga komuna thonë se pas ndërtimit, Gostivari do të ketë në dispozicion një ndër qendrat më moderne rekreative sportive në Maqedoninë e Veriut.

“Realizimi i këtij projekti kushton 250 mijë euro. Prej tyre, 50 mijë i siguroi Agjencia Zvicerane për Zhvillim (SDC), ndërsa 200 mijë euro nga buxheti i Komunës së Gostivarit. I shprehim falënderim popullit zviceran për mbështetjen dhe i urojmë gostivarasit”, thonë nga vetëqeverisja lokale.

Deri te ky projekt ka ardhur përmes sesioneve të forumeve me qytetarët të cilët në dhjetor të vitit të kaluar i kanë bashkuar propozimet.

Ndërtimi i qendrës vonon, ndërsa kjo më shumë është për shkak të zgjedhjeve dhe pandemisë. Sipas paralajmërimeve ai duhet të jetë përfundojë para fillimit të tetorit.

Me projektin, qendra e re reakreative sportive përgjatë Vardarit është paraparë të pajiset dhe rregullohet sipas trendeve të fundit. Baza nëpër të gjithë sipërfaqen është me lloj të veçantë go,e, ndërsa janë paraparë edhe shtigje për lëvizjen e personave me aftësi të kufizuara dhe më të mëshuar. Për rekrerim do të ketë shkëmbinj artificialë për ngjitje dhe pajisje për  ushtrime. Që të jetë qëndrimi më i këndshëm, qendra do të ketë në dispozicion pajisje urbane: shandanë, stole, kosha për mbeturina. zgm/ar/

Back to top button
Close
Close