BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Në gjysmën e parë të vitit 2020 për 51 për qind është ulur fluksi i refugjatëve dhe emigrantëve në Greqi

Është ulur për 51 për qind vala e refugjatëve dhe emigrantëve në ishujt Grekë, për 88 për qind është rritur numri i vendimeve për azil, ulje për 23 për qind e numrit të personave në ishujt, janë tiparet kryesore të çështjes së refugjatëve/emigrantëve në Greqi në gjysmën e parë të vitit, sipas të dhënave nga Ministria e Migracionit dhe Azilit, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 6 korrik 2020 (MIA) – Është ulur për 51 për qind vala e refugjatëve dhe emigrantëve në ishujt Grekë, për 88 për qind është rritur numri i vendimeve për azil, ulje për 23 për qind e numrit të personave në ishujt, janë tiparet kryesore të çështjes së refugjatëve/emigrantëve në Greqi në gjysmën e parë të vitit, sipas të dhënave nga Ministria e Migracionit dhe Azilit, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në gjysmën e parë të vitit 2020, në Greqi, përmes ishujve grek dhe përmes Evrosit kanë arritur 9.874 refugjatë dhe emigrantë, gjegjësisht 51 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në të njëjtën periudhë prej gjashtë muajve, janë nxjerrë 46.554 vendime për azil, krahasuar me 24.701 në gjysmën e parë të 2019.

Në Hios, Lezbos, Samos, Leros dhe Kos, ishujt më të prekur nga valët e refugjatëve dhe emigrantëve, për 23 për qind është ulur numri i të vendosurve në Qendrat për pranim dhe regjistrim, ndërsa janë rritur edhe transferimet në pjesët e tjera të Greqisë.

Më konkretisht, janë transferuar 17,764 njerëz.

Deri në 30 qershor të vitit 2020, në gjithë Greqinë, kanë qëndruar 89.227 refugjatë dhe emigrantë, të shpërndarë në periferi të ndryshme, ndërsa shumica e tyre, 28.702, janë në ishujt në pjesën veriore të Detit Egje.

Sa i përket pasqyrës së plotë, vërehet një rënie e numrit duke marrë parasysh që më 31 dhjetor të vitit 2019, në vend kishte 92.838 refugjatë dhe emigrantë.

Ministri grek i Migracionit dhe Azilit, Notis Mitarakis, thotë se pasqyra në çështjen e emigrantëve në vend tashmë është duke ndryshuar, ndërsa kufizimi i valës së re të kombinuara me përshpejtimin e procedurave të azilit e lejon qeverinë të zbatojë plan për ta zvogëluar numrin e njerëzve që qëndrojnë në qendrat e pranimit në ishujt.

“Në gjysmën e dytë të vitit, theksin shtesë do ta vendosim në kthimet dhe dëbimet, me rihapjen e kufijve në periudhën e heqjes së kufizimeve, si dhe shndërrimin e qendrave në të mbyllura/kontrolluara, ndërsa më pas edhe transformimin e tyre digjital. Prioritetet tona mbeten një ulje e ndjeshme në valët e refugjatëve dhe emigrantëve dhe ulje drastike e ndikimit të krizës në bashkësitë lokale”, tha Mitarakis. sr/ls/

Back to top button
Close
Close