0_Web_Ballina - SllajderKronikëKronikë.PortalPolitikë

Në Gjykatën Penale vazhdon gjyqi për “Target-Fortesa”

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjyqi për skandalin e përgjimeve, i njohur për publikun si "Target-Fortesa".

Shkup, 22 shtator 2020 (MIA) –  Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjyqi për skandalin e përgjimeve, i njohur për publikun si “Target-Fortesa”.

Në seancën e mëparshme, dëshmuan disa dëshmitarë, të cilët folën rreth mbështetjes së jashtme në sistemet e përcjelljes së komunikimeve, përkatësisht për themelimin e Komisionit për shkatërrimin e pajisjeve të DSK-së.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe
disa të punësuar në ish-DSK-në, të cilët ngarkohen se në periudhën 2008- 2015 në mënyrë ilegale kanë përgjuar mbi katër mijë numra telefonik.

Procesin gjyqësor e udhëheqë gjykatësja Xheneta Begtoviq dhe Vlladimir Tufegxhiq, ndërsa aktakuza është e përfaqësuar nga treshja e prokurorëve
Trajçe Pelivanov, Lençe Ristovska dhe Artan Ajro.

Gjykimi për lëndën “Target – fortesa” ka filluar më 22 dhjetor të vitit 2017 dhe ende është në fazën e procedurës dëshmuese. mb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close