0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDPolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Në Gjevgjeli jehona 52,35 për qind, në Vallandovë dhe Dojran rreth 46 për qind në Bogdanc 40 për qind

Në Gjevgjeli jehona deri në orën 17 është 52,35 për qind. Gjithsej 10.008 qytetarë të Gjevgjelisë kanë dalë në vendvotime dhe në një  atmosferë korrekte, demokratike dhe të qetë e kanë dhënë votën e tyre në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, konfirmuan nga KKZ-ja Gjevgjeli.

Gjevgjeli, 15 korrik 2020 (MIA) – Në Gjevgjeli jehona deri në orën 17 është 52,35 për qind. Gjithsej 10.008 qytetarë të Gjevgjelisë kanë dalë në vendvotime dhe në një  atmosferë korrekte, demokratike dhe të qetë e kanë dhënë votën e tyre në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, konfirmuan nga KKZ-ja Gjevgjeli.

Nga KKZ Vallandovë kumtuan se deri në orën 17 në vendvotimet kanë dalë 4.558 qytetarë me të drejtë të votës, apo 46 për qind e votuesve të regjistruar.

Në Komunën e Dojranit deri në orën 17 jehona është 46,4 për qind, ndërsa në Komunën e Bogdancit 40 për qind. im/ar/

Back to top button
Close
Close